Serbët, pas plagosjes së ushtarëve të KFOR-it , plagosin tre shqiptarë

Shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tre makina kanë qëlluar më armë zjarri ndaj shqiptarëve. . Dhjetëra shqiptarë janë sulmuar rreth orës 11.00 nga një grup ekstremistësh serbë në vendin e quajtur “Qeshmellug” që ndodhet në veri të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen e Boshnjakëve

Mitrovicë, 28 shtator/ AIK-Presheva Jonë

Bëhet e ditur se nga sulmi me armë zjarri tre shqiptarë janë lënduar, ndërsa për tre të tjerë nuk dihet se ku janë. Gjendja ne Lagjen e Boshnjakëve, sipas medivae shqiptare është e tensionuar pas bllokadave që bënë ekstremistët serb për gjithë pjesën veriore dhe provokimeve të herëpashershme ndaj shqiptarëve. Nderkohe me heret policia raportoi se atmosfera ne zone ishte e tensionuar, por nuk behej fjale per incidente te renda. Gjatë ditës së martë, të paktën katër ushtarë të KFOR-it e disa serbë u plagosën nga një përleshje ndërmjet tyre në pikën kufitare në Jarinjë. Kjo përleshje nisi pasi KFOR-i kishte bllokuar rrugën alternative të cilën serbët lokalë e kishin hapur ilegalisht për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Pas bllokimit të rrugës serbët e revoltuar kishin nisur të gjuanin me gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, ndërsa është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre. Gurëve KFOR-i iu është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke përdorur plumba gome.

Kyreministri Thaci: Incidentet në veri s’duhet të ndodhnin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar të mërkurën se ajo që ndodhi në veri kur ekstremistët serbë sulmuan KFOR-in dhe EULEX-in nuk do duhej të ndodhte dhe si i tillë ky rast është i papranueshëm për Qeverinë e Kosovës.

Këto komente, kryeministri Thaçi i bëri në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, ku ka theksuar se KFOR-i dhe EULEX-i janë në shërbim të të gjithë qytetarëve e jo vetëm të një etnie, ndërkaq ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të bërë çdo gjë për ofrimin e një jete më të mirë për qytetarët e veriut të Kosovës.

SHBA e dënojne huliganët serbë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar fuqishëm sulmin dhe dhunën e sotme, drejtuar në grupin multietnik prej 41 punonjësish.Këta të fundit mësohet se ishin ishin të punësuar në projektin e përkrahur nga USAID-i, për përmirësimin e jetesës së komuniteteve në Mitrovicën veriore.

”Viktimat e sulmit ishin serbë dhe shqiptarë të Kosovës, boshnjakë dhe të tjerë. Të gjithë ata ishin thjesht qytetarë, të cilët punonin për të marrë një pagë modeste”, thuhet në kumtesë. Ambasada dënon përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga persona, të cilët ndjekin axhendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni