Serbët hedhin beton urën e Ibrit dhe bejne “kujdestari” në barrikada e veriut të Kosovës.

http://www.botasot.info/img/hedhin-beton.jpgTë shtunën në orët e vona serbët e kanë betonuar barrikadën e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Fillimisht ata kanë hedhur disa kamionë me zhavorr në barrikadën ekzistuese në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë, dhe pastaj, e kanë betonuar këtë barrikadë. Bëhet e ditur se serbët e kanë vënë edhe një barrikadë në Jarinë, në territorin e Serbisë.

Serbët kanë bërë edhe mbrëmë “kujdestari” në barrikada e veriut të Kosovës. KFOR-i dhe EULEX-i ka mbyllur pikëkalimin në Jarinë, pasi serbët kanë vënë për herë të parë edhe një barrikadë e cila e pamundëson në tërësi qarkullimin, këtë herë nga ana e Serbisë.

Kufiri në mëngjes është hapur për qarkullim të udhëtarëve, pasi forcat ndërkombëtare kanë larguar telat gjemborë. Ndërkohë EULEX citohet të ketë thënë se pikëkalimet mbyllen në ora 19:00 ndërsa hapet në ora 07:00.

Doganierët e EULEX-it, bashkë me kolegët nga doganat e Kosovës, arrijnë në pikat kufitare të veriut përmes helikopterëve.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni