Jepja doren vlla  të zotit, punëtorit.. Ama a ka ma inati se dikush me ardh nga Vranja apo Leskoci me ta marr bukën pi goje, te dera e shpisë, apo si thone me ta hanger barin nën këmbë  ?! Serbët mbeten gjallë me dhjetë gishta duke prashitur, shqiptaret me dy gishta, duke njeh paret e gatshme nga vllaznia prej diasporës..Hee shqipe, shqipe.. a u lodhe tuj njeh..?!

Preshevë, 29 mars -Një portal serb JugMedia ka shkruar sot një shkrim interesant me titull: Se edhe nga lulet jetohet (“I od cveća može da se živi“) ku ndër tjera autori (kolega Dragan Marinkovic) flet për biznesin e suksesshëm te familjes serbe Jablan Stojanovic nga Donjeg Krajinca e Leskovcit (mes Vranjes dhe Nishit) te cilët aktivitetin e tregut e kane shtrire madje dhe goxha me sukses edhe ne Luginën e Preshevës ne mesin e shqiptarëve., shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Djersen dhe duart e punëtorit edhe Zoti i donë. I pa puni -i marrumi ! Po, Ku dallojnë serbet dhe shqiptaret e Anamoravës?

Të gjitha rezultatet ky fermer i ka arritur me gruan e tij ne hortikulturë dhe bimët përshtatura sipas sistemit “pikë pas pike” e që është e zakonshme kryesisht në prodhimin e perimeve. “Fara mbjellim në dimër dhe pranverë tashmë janë gati për shitje. Aktualisht, ne jemi prijmë në Preshevë dhe Bujanoc për të furnizuar lulet dhe bimët për të gjitha nevojat – dhe tregtia atje shkon me shumicë dhe pakicë “, tha fermeri. (“Seme zasadimo u toku zime i na proleće su već spremne za prodaju. Trenutno smo lideri u Preševu i Bujanovcu“)

 

Për suksesin e biznesit te serbeve ne Luginën e Preshevës duke i lulëzuar e zbuluar oborret dhe kopshtet e “zotnive” shqiptareve, mund te themi këtyre serbeve ju lumtë. Sot kur Serbia po përjeton nje krizë ekonomike dhe sociale, por për dikë nuk po ka krizë tybe,  sikur kjo familja Stojanoviceve nga Leskoci te cilët mbeten gjallë nga biznesi i tyre duke shitur lule e rregulluar kopshtet e shqiptareve ne Luginën e Preshevës. Kurse dshiptar tuj prit prej qielli mos po pike dicka?!..

 

Fermerëve Stojanovic nga Leskoci “svaka mu cas”, mbeten gjallë me dhjetë gishta, kurse shqiptarët me “dy gishta” duke i numëruar paret e vllaznive prej Zvicre ?!

Djersen dhe duart e punëtorit i donë edhe Zoti. Tek ne shqiptaret përdorur një fjalë me te drejtë: I papuni-i marrumi. Derisa serbet nga Leskoci fitojnë, e nxjerrin dinarin nga dhjete gishta, kurse shqiptaret tanë dinarin, pardon frangun e “nxjerrin” me dy gishta, duke i numëruar, duke pritur para të gatshme pa djersë prej vëllaznive ne Zvicër, Gjermani, Belgjikë e Amerike..?!

 

Edhe një gjë qe u matëm ta përmendim apo jo, por po e themi, dorën në zemër duhet dhenë dorën punëtorit.. Nëse i bien me veturë ne autostradën prej Nishit e te poshtë drejt Preshevës.. te bie ne sy diçka interesante qe shpesh ju bie në sy edhe “gastarbeiter”- ëve dhe udhëtareve te rastit se serbet dhe shqiptaret nuk dallojnë vetëm nga gjuha, por edhe nga tokat.. Kur kaloni atypari , ato te serbeve ose janë të livruara, jeshil..ku shihen njerëzit ne ara i madh e i vogël, gjallëri, duke punuar prashitur, dikush duke hekdhur fare apo mbjellë rasat, lehë, apo duke ujitur..

 

Kurse tokat e shqiptarëve qe te bien me njëherë ne sy madje edhe prej aeroplani, sikur me qenë dy “derzhava” (Zvicra dhe Kurdistani) prej aty ne hyrje te Medvegjës apo Bujanocit duken tokat shkretë, te pa punuar, plotë pirovine apo thera t’magarit, te braktisur, të lëna pas dore shkret toka pjellore me te mbërthyer vaji, qe kane mbetur vetëm poligon me u shkarrative magaricat dhe qentë e kuqkat e Shumadisë…

 

Kurse kafet e baret jo vetëm ne Lugine por edhe ne Vranjë e Leskoc deri në Nish të mbushura plote me shqiptarë nga Lugina?! Hajt more, punë e madhe rrnofshin vllaznia ne diasporë, pse unë me mjell lula, unë jam “zotni” nuk përlloçem !… Serbët mbeten gjallë me dhjetë gishta duke prashitur, kruse  shqiptaret me dy gishta, duke njeh,  duke i pritur paret e gatshme nga vllaznia prej diasporës..Hee shqipe, shqipe.. a u lodhe tuj njeh..?!

 

 

SHPËRNDAJE