Serbët e Bujanocit kërkojnë ndarje nga shqiptarët

I ashtuqujturi  “Këshill nacional Serbë” i themeluar sot në Bujanoc, pretendon të cenoj integritetin territorial të Bujanocit të banuar kryesisht me shqiptarë etnik
 
Bujanoc, 5 qershor / AIK-Presheva Jonë
 
Tri parti serbe, “Këshilli për të drejtat e njeriut”,  “Lëvizja për komunën e Bujanocit”,  dhe “Klubi i bujanocasve që jetojnë në Serbi” janë tubuar sot në sallën e Shtëpisë së kulturës, ku kanë themeluar të ashtuquajturin “Këshilli Nacional Serb”.

Sipas përfaqësuesit të “Lëvizjes për Bujanoc”, Tomislav Stojanoviq, “Këshill Nacional Serb” në gjirin e vetë do të ketë 41 delegatë dhe do ta përbëjë qeverinë komunale të Bujanocit në hije…Qëllim i kësaj udhëheqje komunale në hije do të jetë realizimi i kërkesës së peticionit për të ndarë Bujanocin në pjesë kadastrale, në pjesën ku jetojnë serbët, dhe pjesën ku jetojnë shqiptarët”, raporton agjencia Presheva jonë. Madje, sipas ideve të tij, “Komuna e Bujanocit në mënyrë demografike është e ndarë në dy rajone, atë ku jetojnë serbët dhe pjesën ku jetojnë shqiptarët” dhe, sipas tij, secila bashkësi duhet të administrohet nga përfaqësuesit e saj.  Sipas fjalëve të tij, nëse Bujanoci si komunë, për shkak të numrit të vogël të banorëve, nuk mund të ketë status të qytetit, atëherë duhet të rishikohet mundësia që Bujanoci t’i bashkëngjitet komunës së Vrajës, në kuadër të së cilës edhe serbët edhe shqiptarët mund të kenë komunën e tyre…Aktualisht, kryetar i Komunës së Bujanocit është Shaip Kamberi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni