Serbët lokalë kanë bllokuar tri makina të EULEX-it, të cilat ishin nisur në drejtim të Bërnjakut.

Si kundërpërgjigje, KFOR-i thuhet të ketë marrë një operacion dhe t’i ketë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë dhe dalin nga Zubin Potoku për në qytete të tjetra të veriut të Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, përfaqësuesit serbë thonë se misioni evropian nuk po respekton marrëveshjen për kalimin e vetëm tre makinave të EULEX-it në baza ditore, në drejtim të Jarinës dhe Bërnjakut.

EULEX-i mohon të ekzistojë një marrëveshje e tillë dhe thotë se “liria e lëvizjes nuk mund të kushtëzohet”.

Serbët e veriut kanë krijuar në vazhdimësi pengesa në qarkullim që nga korriku i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e autoritetit të saj edhe në veri.

SHPËRNDAJE