Ekspertët paralajmërojnë sëmundjen e re vdekjeprurëse, por jo aq të njohur, të cilën e shkaktojnë insektet që thithin gjakun, ndërsa quhet AIDS-i i ri amerikan.
Sëmundja parazite Chagas Disease ka ngjashmëri me HIV-in e hershëm, ka treguar studimi i ri. Chagas është vështirë të zbulohet, ndërsa deri te shfaqja e simptomave mund të kalojnë vite, është publikuar në artikullin e PLoS, “Sëmundja e neglizhuar tropike”. Vlerësohet që nëpër botë janë infektuar rreth 10 milionë njerëz, ku më së shumti ka në Bolivi, Meksikë, Kolumbi dhe në Amerikën Qendrore, ndërsa në SHBA rreth 300.000.

Kjo sëmundje është përhapur nga Amerika Latine në SHBA, për shkak të rritjes së udhëtimeve dhe imigrimit, ndërsa më së shumti bartet përmes insekteve Triatoma, përndryshe kushërinjve të afërm të insektit CC. Deri te sëmundja vjen kur gjatë pickimit të insektit në qarkullim të gjakut bartet paraziti Trypanosoma cruzi, i cili pastaj udhëton nëpër trup, shkruan Daily Mail. Parazitet mund të vendosen në zemrën e viktimës ku mund të vazhdojnë të shumohen me vite. E rrezikshme është që tek një e katërta e të sëmurëve mund të vijë deri te rritja e zemrës ose zorrëve për ç’arsye mund të pëlcasin, ku më pas vjen deri te vdekja. Sëmundja është e mundshme të shërohet nëse zbulohet herët dhe atë me trajtimin intensiv tremujor me ilaçe.

SHPËRNDAJE