Në ambientet e Kuvendit komunal në Bujanoc, sot dhe nesër po zhvillohet një seminar me temë “Përmisimi i Ekonomisë komunale” e organizuar nga  Fondacioni Gjerman Hans Zajdel. Ligjërues në këtë seminar ishte sot ish kryetari i një komune në Gjermani Jurgen Vallshyfer dhe udhëheqësi i projektit Hans Zajdel Lutz Kober për Serbi dhe Malin e Zi.

Shkruan: Valon Begzadi

Bujanoc, 15 mars / AIK-Presheva Jonë

Seminar dy-ditor mbi “Përmasimin e ekonomisë komunale” po realizohet në kuadër të Fondacionit Hanns Zajdel. Fond ky cili ka filluar punën në Serbi në muajin mars të vitit 2001 dhe obligimi i fondacionit “Hans” në Serbi është që të përparoj institucionet, punën e administratës dhe bashkësit vetë qeverisëse.

Ndërkaq duke folur për televizionin tonë udhëheqësi i këtij projekti Lutz Kober vuri në duke fondacioni e angazhuar në ndërtimin e strukturave demokratike, në mbështetje të qeverisë, parlamentit dhe komunave në përshtatjen e legjislacionit evropian në fusha të ndryshme të jetës publike, duke marrë parasysh mundësitë e socio-politike, historike, kulturore dhe ekonomike. Sipas tij qëllimi kryesore i fondacionit Hanns Zajdel” është të forcojë mirëkuptimin midis kombeve përmes shkëmbimit të mendimeve.

 “Problemet tona lidhur me punën janë afatgjatë, bashkëpunojmë me institucionet të dalluara, me institucionet shtetërore, me organizatat joqeveritare të ndryshme në Serbi. Bashkëpunimi konkret në komunën e Bujanocit e kemi qe tre vite, po ashtu qëllimi jonë është të përkrahim komunën e Bujanocit në punën e saj si dhe do të mundohemi të gjejmë zgjidhje të përbashkët të cilat do të i kontribuojnë në ekonomin e këtij qyteti. Në lidhje me këtë ftojmë ligjëruesit gjerman që të vijnë në Bujanoc dhe të paraqesin përvojat e tyre në këtë hapësirë  si dhe po ashtu të ndërrojnë përvojat  në mes përfaqësuesve të Bujanocit dhe  ligjëruesve gjerman”.

Çështjet themelore për të cilat ligjëroi para të pranishmëve, Profesor Dr Jürgen Velšifer janë: çfarë është përmirësimi i ekonomisë në mënyrë të tregut-ekonomike, rolin e biznesit dhe ajo që e bën përmirësimin e ekonomisë komunale.
“Mendoj se  konkretisht në një komunë mund të futen në toka komerciale, sikur tek ne në Gjermani që janë me taksa dhe tatime dhe gjithashtu, cilët janë ata faktor që ndikojnë që në një komunë të ekzistoj klima normale e ekonomike.

Unë kam mundësin të jem ne rolin e ligjëruesit këtu në Bujanoc ku edhe me parë kemi zhvilluar seminar në këtë qytet por me tema të tjera dhe kam kuptuar se çfarë është situata, se me çfarë probleme hasen qytetarët e Bujanocit.Ata mund të vendosin secili problemet e tyre, mirëpo nuk mund të ketë zgjidhje për një kohë të shkurtër, por patjetër duhet të merremi me strategji afatgjate dhe nuk mund që sot apo nesër të gjejmë zgjidhje”.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme përfaqësuesit gjerman do të merren me analizën e gjendjes momentale në këtë hapësirë dmth gjendjes ekonomike në komunën e Bujanocit, ku do të mundohen të gjejnë disa konkluzione se si mund të zhvillohet ekonomia në Bujanoc, normalisht së bashku me pjesëmarrësit në seminar dhe punës së tyre dhe ideve.

SHPËRNDAJE