Selmani: Të marrim hisen tonë në këtë shtet

 

Platformën zgjedhore dhe kandidatët për deputet Demokracia e Re mbrëmë i prezantoi para elektoratit në Tetovë. Kryetari i kësaj partie Imer Selmani theksoi se programi i DR-së ofron barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, zhvillim të ekonomisë dhe integrim të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kreu i DR-së, Selmani kërkoi besimin e shqiptarëve për të realizuar barazinë e tyre me maqedonasit përmes ndryshimit të kushtetutës dhe aplikimit të parimit të Badenterit në të. Programin dhe kandidatët për deputet DR-ja sonte do t’i prezantoj para elektoratit në Dibër.

“Dalim me një vizion, shqiptarit të Maqedonisë t’ia kthejmë dinjitetin dhe, ajo që është me rëndësishmja, të marrim hisen tonë në këtë shtet, të marrim dhe t’i drejtojmë institucionet e këtij shteti sepse kemi dëshmuar se kur ne udhëheqim institucionet kanë dobi shqiptarët dhe të tjerët, kemi dëshmuar se dimë të udhëheqim institucione bile edhe më mirë se maqedonasit”, deklaroi, Imer Selmani, kryetar i DR.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni