Selena Gomez ka vendosur t’i përkushtohet karrierës së saj kinematografike në Hollivud dhe për momentin do lërë pas dore muzikën.

“Nuk do të këndoj për pak kohë”, deklaroi aktorja dhe këngëtarja e re, e cila sapo ka përfunduar xhirimet e filmit komedi më të fundit ‘Spring Breakers’.

Gomez u shpreh për MTV se filmi i saj i ardhshëm do të jetë ‘The Getaway’, ku do të interpretojë edhe aktori Ethan Hawke.

Selena Gomez, pushim nga karriera muzikore Partnerja e Justin Bieber deri tani ka nxjerrë në treg tre albume muzikore dhe premtoi se i katërti do të jetë më i miri i karrierës së saj.

SHPËRNDAJE