Në foto: Ardita Sinani, patroni i PVD-së Riza Halimi, deputeti Hasani përballë Tomisllav Nikollic (i cili bashke me djemt e tij i shpalli lufte shqiptareve) kurse preshevaret e lusin për të hyrë në qeverinë serbe

 

Presheve,21 shtator -Riza Halimi si sekser i PVD-së  per shumë afera në Beograd e Prishtinë e fitoi si e fitoi pushtetin lokal duke emëruar per kryetare një mësuese me emrin Ardita Sinani duket se ka ndalur fushaten per te hyre ne qeverine serbe. Qe kur Beogradi intervenoi permes kryeministres Ana Brnabic, duke futur organet e veta ne Preshevë për shkak mosmarrëveshjeve të liderëve te shqiptare. Siq thone nje fjalë popullore, kur dy s’merren vesh, i treti fiton, kupto Beogradi tash i ka frenat, gersheret ne Presheve, ai eshte që pret e shkurton ashtu si te dojë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

PVD apo Ardita Sinani pse nuk fton popullaten ne protesta per kthimin e  lapidarit të UCPMB-së apo për Abetaret ? A thua vetëm kur ta heqin karrigën apo  tortën nga goja duhet të protestohet?!

Pas largimit të Ardita Sinanit apo PVD-së nga pushteti lokal shume plane biznesi ju jane prishur kesaj partie, cka ka bere qe kreu i saj te qartet dhe ka filluar tash fushaten te dalin nga qeveria Serbe  duke kercnuar me heqjen e deputetit te vetem shqiptare Fatmir Hasani ne parlamentin serbe edhe pse “boset” e kësaj partie deri dje i bien ne gjunje Vucicit dhe Nikoliqit, aman bre na merrni ne qeveri ?!

Kurse Ardita Sinani, nje ish-kryetare e komunës së Preshevës (e emeruar me qivija e mashtrime) duke folur për organet e Boegradit e cila deri dje ishte pjese e saj, shprehet se “zgjatja e mandatit të këtij organi mundë të jetë i rrezikshëm dhe të organizohen protesta gjith popullore..” Do shtuar se kjo Ardita kurre ska paralajmëruar apo ftuar protesata për kthimin e  lapidarit te UCPMB-së apo per Abetaren?!.. Apo pse nuk protestoi për vrasjet me motive politike te deptetit te PVD-së, biznesmenëve apo komandanteve te UCPMB-së (Nebi Neza, Komandant Lleshi, Ing.Isuf Azizi etj..)  A thua vetëm kur ta heqin karrigen apo tortën nga goja duhet me protestuar (?!) duhet me que popullin e lodhur ne këmbë (ose: a djeget jorgani per nje plesht)  te ngarkuar me njëmije probleme, papunsi, skamje, diskriminim, eksodi…

Me konkretisht deputeti i vetem shqiptar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, i cili ka qenë pjesë e qeverisë serbe ka mbështetur  vazhdimisht madje edhe zgjedhjen e Ana Brnabic Kryetare e Qeverisë, por nga dalja  pushteti lokal dhe largimi i Ardita Sinanit, PVD ka nisur t’i qes brinat ndaj qeverise serbe. Keshtu  se paku ka konfirmuar sot gjate nje konference shtypi patroni i PVD-së e Riza Halimi, partia e te cilit ne zgjedhjet e fundit deshtoi fiasko pasi ishte partia e fundit, pas fitores se PDSH-së dhe APN-se .”Deputeti yne Fatmir Hasani nuk do të vazhdojë të mbështesë shumicën në pushtet në parlamentin e Serbisë..”  Kjo nenkupton dhe del si mesazh i Riza Halimit i cili kerkon  Vucicin në stilin ose bëhu me mua, ose me Shqiperimin?

Riza Halimi qe njihet nder shqiptaret si nje sekser politik te aferave te ndryshme biznesi me Beogradin, por edhe me Prishtinen dhe Tiranën, ka thënë se emërimi i organeve të përkohshëm në Preshevë, PVD do të bëjë ankesë në Gjykatën Administrative, si dhe për të tërhequr mbështetjen e Qeverisë së Serbisë deputetëve PVD nënkupton braktisjen PVD riorganizimin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.”

Kjo del se shumica ndërprerjes së deputetëve PVD në pushtet në parlamentin serb erdhi pasi qeveria e Serbisë emëruar Autoritetin e Përkohshem në Preshevë, i cili pasi ka shpërbërë Kuvendin Komunal duhet të përgatisë zgjedhje të parakohshme lokale, dhe në krye nuk eshte më kryetare e Preshevës Ardita Sinani, e cila megjithate s ka mbetur pa post, vazhdone te jete nënkryetare e PVD-së, partisë së  trete ne Luginen e Preshevës.

 

 

SHPËRNDAJE