Seks me romen 11 vjeçe: E kisha të dashur

Vajza e mitur denoncoi të riun pas dy vjetësh, kur një shok i tij i kërkoi martesë

Abuzimi

Përballja me ish-të dashurin e parë dhe shokun e tij, i cili ka shfaqur dëshirën të martohej me të, e ka trembur dhe çuar në polici për të denoncuar dy të rinjtë. Një ditë pasi ka arrestuar në flagrancë me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura dy të rinj nga qyteti i Korçës, policia lokale bëri të ditur edhe rrethanat në të cilat ka ndaluar 24-vjeçarin Julian Troka dhe 18-vjeçarin Kostandin Kreka. Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se ky i fundit, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Korçës ka dëshmuar se kishte krijuar një njohje me 13-vjeçaren rome me inicialet F.L., me qëllim që të martohej me të. Por, vajza minorene që kishte pasur më parë lidhje sentimentale me 24-vjeçarin Julian Troka, në një moment, kur është ndodhur përballë dy djemve, me ish-të dashurin e saj dhe 18-vjeçarin që i kishte shfaqur dëshirën për martesë, ka zgjedhur rrugën e denoncimit për një abuzim seksual. Sipas të dhënave të policisë, dy të rinjtë korçarë janë paraqitur në Komisariatin e Korçës në të njëjtën kohë dhe pa ditur se përse duhej të ishin nën hetim. Gjatë shoqërimit paraprak, 24-vjeçari Julian Troka ka pohuar se ishte njohur prej afro 2 vitesh me të miturën rome, ndërsa shoku i tij, 18-vjeçari Kostandin Kreka ka pretenduar se donte të martohej me të miturën. Policia sqaroi se pas denoncimit që ka kryer familja e vajzës për një përdhunim të saj, dy të rinjtë janë paraqitur së bashku në Komisariatin e Korçës, ku pasi janë marrë në pyetje, kanë pranuar se kishin njohje me 13-vjeçaren me inicialet F.L. Nga ana e policisë, me ndihmën e një psikologeje është marrë në pyetje edhe e mitura rome, e cila ka pohuar se e dashuronte 18-vjeçarin Kostandin Kreka dhe më parë kishte kryer marrëdhënie seksuale me shokun e tij, Julian Troka. Sipas policisë, vajza i është nënshtruar ekzaminimit mjekësor dhe ka rezultuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale. Policia theksoi se vajza e mitur ka rezultuar e zhvirgjëruar shumë kohë para se të denonconte për marrëdhënie seksuale me dhunë 18-vjeçarin me të cilin dëshironte të martohej, si dhe 24-vjeçarin Troka, me të cilin kishte pasur njohje më parë. Sipas policisë, në këtë rast të dyshuar për abuzim nga dy të rinjtë për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me minorenen rome, vetëm 24-vjeçari Troka ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën. Ndërkohë, policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. (SHQIP)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni