Tom Cruise është 49 vjeç dhe për të pasur një trup si ai që shihet në foto ka një sekret (përveç stërvitjes).

Aktori hollivudian vesh një “kostum akulli” pas çdo skene aksioni në mënyrë që muskujt t’i mbajë sa më funksionalë të jetë e mundur.

Kështu thotë Simon Pegg, protagonist në filmin ‘Mission Impossible-Ghost Protocol’. Pegg e zbuloi sekretin e kolegut në sheshxhirim.

Ai theksoi për ‘The Sun’ se Tom Cruise “ka një kostum special”.

“E vë rreth muskujve për t’i ftohur. Duke qenë se punon intensivisht është e rëndësishme për të që ditën tjetër të jetë në gjendje të lëvizë”, deklaron Simon Pegg.

SHPËRNDAJE