Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikollai Patrushev ka paralajmëruar se në Iran ka të ngjarë të ketë përshkallëzim ushtarak, me gjasa reale të një sulmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë të publikuar sot në faqen e internetit të së përditshmes “Kommersant”, Patrushev tha se ka gjasa të mëdha që të ketë përshkallëzim të ushtrisë dhe se Izraeli është duke i shtyrë amerikanët drejt një situate të tillë.

Ai tha se askush nuk e ka vërtetuar ekzistencën e një komponenti ushtarak në programin bërthamor të Iranit.

Ndërkohë, Irani dje tha se ka prova të forta se të “huajt” qëndrojnë prapa vrasjes së shkencëtarit iranian.

SHPËRNDAJE