Clarence Seedorf nga Brazili lëshon një mesazh të qartë për ish-skuadrën e tij Milanin. Braziliani, i cili u largua këtë verë nga “San Siro”, i lë të hapura mundësitë për një rikthim të mundshëm në Milano dhe duke parë paraqitjen që po bën 36-vjecari me Botafogon, ku në 14 ndeshje ka shënuar 6 gola, do të ishte një mundësi e mirë për skuadrën e Allegrit, që nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon.

“Të rikthehem? Pse jo. Raportet me shoqërinë i kam shumë të mira. Më erdhi keq që nuk u ndava me tifozët, por një fakt i tillë do të thotë që asgjë nuk ka përfunduar. Në momentet e vështira lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, pasi në grup duhet të mbizotërojë shpirti i duhur. Përsa i përket Juventusit mund të them që edhe për 5 vite do të jetë ekipi për t’u mundur”.

Seedorf bën dhe një analizë për krizën dhe gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Milani. Gjithashtu “profesori’ flet dhe për lojtarët që janë larguar vitet e fundit.

“Milani po ndjek një politikë të tillë që frytet e punës do të shikohen në të ardhmen. Nuk duhen parë vetëm rezultatat e tanishme. Për lojtarët që janë larguar, le të themi që të gjithë ishin të vetdijshëm për boshllëkun që do të linin në skuadër. Në vitet e fundit kanë ikur emra të mëdhenj si Maldini, Cafu dhe Costacurta, por në çdo rast kishte lojtarë që mund t’i zëvendësonin. Për tani nuk mund ta them diçka të tillë. Ja pse ndryshimet janë të dukshme. Tashmë shoqëria duhet të marrë situatën në dorë dhe të gjejë rrugën e duhur”.

Braziliani thurri elozhe dhe për trajnerin Masimmiliano Allgerin duke e konsideruar atë si një teknik të aftë, që transmeton qetësi në ekip dhe përdor taktika të mira duke i përshtatur me karakteristikat e klubit.

SHPËRNDAJE