Bastian Schweinsteiger nuk ishte aspak i kënaqur pas ndeshjes që Gjermania fitoi 2-1 ndaj Danimarkës për faktin se skuadra e tij rrezikoi eliminimin edhe pse kishte fituar dy ndeshjet e para të “Grupit të Ferrit” ndaj Portugalisë dhe Hollandës.

“Jam i rraskapitur, mu desh të vrapoja shumë dhe gjërat nuk duhet të shkonin kështu”, deklaroi mesfushori i gjermanëve.

Gjermanisë i duhej të paktën një pikë ndaj Danimarkës për tu kualifikuar, por kur rezultati ishte 1-1 nordikët patën dy raste për shënim që nëse do t’i konkretizonin do kalonin për më tej së bashku me Portugalinë që fitoi ndaj Holandës.

“Patëm shumë raste që nuk i shfrytëzuam e më pas erdhi barazimi 1-1. Nëse ata do të shënonin një gol tjetër do të ishte një katastrofë për ne. Fatmirësisht Bender na shpëtoi”, theksoi Shweinsteiger.

Tashmë në çerekfinalet e EURO 2012 Gjermania do të ndeshet me Greqinë, më 22 qershor, në orën 20.45.

SHPËRNDAJE