shrededdd

Cyrih, 8 dhjetor -Kryeministri i Serbisë sot ka qëndruar ne Cyrih të Zvicrës për të marrë pjesë në simpoziumin  “World minds” mbi shkencën, artin dhe ekonominë. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra ka mësuar nga burimet diplomatike se ish-kancelari gjerman Schröder i ka thënë patronit te qeverise serbe, Vucicit se,  për shumë tema mund të bisedojmë veç për Kosovën jo, sepse aty nuk ka kthim mbrapa.
Me këtë rast ai ka takuar por presidentit helvetik ne largim  Johann Schneider Ammann edhe  ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder.  Ish-kancelari gjerman, tani është një konsulent për shumë korporata në vendet në tranzicion.
Schröder pas këtij takimi me shefin e qeverise serbe  Vuçiçin ka  thëne se  Serbi jo ne BE para vitit 2020 edhe atë nëse vazhdon procesin e reformave dhe nëse plotëson rekomandimet e Brukselit për fqinjësi të mire, me këtë rast me Kosovën.
“Unë mendoj se është reale dhe e realizueshme për 2020. Serbia bëhet anëtare e BE-së, në qoftë se ju japë një rrugë proceseve demokratike përfshirë këtu edhe avancimi  i dialogut me Kosovën ne Bruksel i cili ka stagnuar aktualisht..” tha Schröder
Ai theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojë kursin e integrimit evropian, bashkë me vendet fqinje  n e favor të paqes dhe stabilitetin në Ballkan dhe BE
Shrëder tha gjithashtu se Serbia, Shqiperia dhe Kosova ka mbështetjen e Gjermanisë dhe të Evropës
SHPËRNDAJE