Një prej këngëtareve më të suksesshme në botë, Nicole Scherzinger, u paraqit me një pamje të mrekullueshme, në kopertinën e një reviste amerikane, në të cilën u publikua një intervistë e gjatë për jetën e saj profesionale.

http://www.botasot.info/reklama/nicole-vegas2.jpg33-vjeçarja shprerhet se pas vitesh pune të lodhshme dhe të pandalshme, më në fund po fillon të shijojë suksesin e saj dhe t’i gëzohet fryteve të jetës artistike.

Ndonëse refuzoi të komentonte ndarjen pas katër vitesh me pilotin e Formulës 1, Lewis Hamilton, Scherzinger bëri një përshkrim të gjerë të vetës: “Nuk jam nga ato që qaj duke parë çdo film, por kur dëgjoj një këngë apo diçka tjetër të ndierë, e di që s’mund të përballoj emocionet”.

Njëri prej “mëkateve” të Nicole është që nuk i ka kushtuar rëndësi gjërave të voglave që e kanë rrethuar. “Problemi kur bëhesh e njohur dhe korr sukses është që e le veten të qëndrosh mbi një re dhe shumë herë, problemet e zakonshme të njerëzve që të rrethojnë nuk i sheh më. Për fat të mirë, sot jam me këmbë në tokë dhe shumë më e përgjegjshme për gjërat që bëj”.

”Jam më e vendosur për të arritur suksese të reja. Edhe pse nuk i dihet kurrë se çfarë mund të të rezervojë jeta përpara, mendoj se kam edhe disa maja të reja për të pushtuar”, përfundoi Scherzinger.


SHPËRNDAJE