Satirike nga Kujtim Sadriu

1620868_693944767343652_5314961605332364122_n

RAGA KRYETAR!

O Ragmi o kryetar

N’2007 kur ke ardh

Pa kravatë n’jugo t’bardh

Me premtime pa ja ndar

Për liri bashkim kombëtar

Po bashkimin Ti harrove

Korrupcionit kur i mshove

Me tri Firma bashkpunove

Dhe tenderat si repsektove

Retorikën nuk e ndrrove

Sa mbyll sytë u pasurove

Audi djalit i dhurove

Për ditelindje shpinë e gëzove

Se tridhjetëmij i numrove

Por të varfërit i harrove

Dhe për ta fare smendove

Prap bashkimin Ti premton

Monafikat favorizon

Edhe pulat ja punson

Ka shtat rroga ja dhuron

Hiç diplomat si shikon

Me shkollë t’mesme i punson

Krejt pupullin e shkatrrove

Shum e parqet Ti ndërtove

Me të madhe u korruptove

Te varrezat rrug ngushtove

O Ragmi he kryetar

Kënga Ty nuk tu ka ndar

Parlamentin bojkotove

Deputetin ske pengu

Me vota me manipulu

N’Beograd për me qu

Në lokal mos met pengu

Me Stankovicin bashkpunove

Potpresednik u emnove

N’Qeveri u punsove


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni