Sarkozy: Merkel s’është e shëmtuar, por vishet keq

Për muaj me radhë, në përpjekje për të nxjerrë Europën nga kriza e thellë financiare, ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takoheshin mjaft shpesh, aq shpesh se “dyshja e parisë” europiane nisi të quhej nga media si e pandarë e për këtë iu vendos edhe shkurtimi dy në një; “Merkozy”.

Pak javë pas largimit nga detyra e Sarkozy dhe bashkëpunëtorëve të tij, në publik dalin detaje interesante se ç’këndvështrim kishte ish-presidenti francez për kancelaren gjermane. Detajet janë zbuluar nga ish-ministrja franceze, Roselyne Bachelot në librin e saj “A feu et…sang” ( Zjarr e…gjak) që nga ditë a mërkurë ndodhet në shitje në libraritë franceze.

Ish-ministrja franceze shkruan në libër se Sarkozy i kish thënë në një rast, në një nga takimet e shumta me Merkel se “se kancelarja gjermane nuk është e shëmtuar, por vishet keq”.

“Është shumë simpatike. Kur i pëlqen një film ma dërgon edhe mua. Pastaj ajo veshja…vishet…por nuk është e shëmtuar. Adhuron verën dhe bukën e thekur me djathë”, citon Sarkozy ish-ministrja Bachelot në librin e saj.

Në libër dalin edhe imtësi të tjera para dhe pas takimeve. “Sa herë kemi takime, është rrefyer Sarkozy për ish-ministren e tij, Merkel dëshiron të hamë më parë në sallën e ngrënies sepse kur shërbehet në dhomën e pritjes ka më pak gjëra për të ngrënë. Megjithëse i kam thënë me dhjetra herë që unë nuk pi alkool, gjithmonë pas ngrënies më fton për të kthyer ndonjë gotë tek bari”, shkruhet në libër.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni