Kryetari francez Nicolas Sarkozy ka kërcënuar se “do t’ia prish fytyrën” redaktorit të një gazete për shkak të publikimit të një artikulli në të cilin aludohet se Carla Bruni është imorale, theksohet në një libër të ri për presidentin. Në mediet franceze janë publikuar pjesë nga libri i France Olivier Gisbert, redaktori i revistës “Le Point” në të cilat ai ka përshkruar bisedën telefonike gjatë së cilës e kishte kërcënuar presidenti. Shkak i kërcënimit të Sarkozyt është artikulli që e kishte shkruar Patrick Beson e që e ksihte botuar “Le Point”, në të cili kryetari i ishin dhënë 24 “këshilla” para kurorëzimit m Carla Brunini. Në artikullin që u botua në vitin 2008 Sarkozy, ndër të tjera ishte këshilluar: “Mos e njoftoni bashkëshorten tuaj të ardhshme me djemtë tuaj, Barack Obamëm dhe me meshkuj të tjerët të pashëm”

SHPËRNDAJE