Policia kufitare e Sarandës ka sekuestruar dy tonë drogë të llojit marijuanë gjatë natës së mbrëmshme.

Droga u gjet dhe sekuestrua nga polica e Sarandës në zonën e quajtur Gjiri i Kakomesë dhe ishte transportuar deri në atë vend me anë të një kamioni me targa VL 22 69 C.

Sipas informacioneve paraprake, destinacioni i sasisë së madhe të lëndës narkotike mendohet të ketë qenë vendi fqinj, Greqi.

Ndërkohë, personat që do të kryenin transportimin e drogës janë larguar menjëherë sapo kanë pikasur policinë, me anë të një gomoneje në drejtim të Korfuzit, thonë burime të policisë kufitare të Sarandës.

Policia është duke hetuar për të zbuluar personat përgjegjës për trafikimin e sasisë së madhe të drogës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 26 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHPËRNDAJE