Sao Tome and Principe njeh pavarësinë e Kosovës

Burime të gazetës Express bëjnë me dije se Sao Tome and Principe është shteti i radhës që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ky është shteti i 89-të që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Nota verbale për njohjen nga ky shtet afrikanë pritet të arrijë brenda ditës, bëjnë me dije, për Express, burime brenda MPJ-së të Kosovës.

Qeveria e Sao Tome and Principe e ka njohur Kosovën si një shtet sovran dhe anëtar të plotë të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë për shtyp të Këshillit të Ministrave të këtij vendi.

Vendimi u miratua në seancën e fundit të Këshillit të Ministrave të Sao Tome and Principe, të mbajtur të mërkurën. “Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në këtë vendim.

Sao Tome and Principe, ka një popullsi prej 160 mijë banorëve, sipërfaqja e përgjithshme e ishujve e këtij shteti është 1,001 km2 shtrihen rreth koordinatave gjeografike 1 00 “V”, 7 00 “L”. Ishujt Sao Tome and Principe kanë një vijë bregdetare 209 kilometër.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni