Samsung ka raportuar se do të lansoj një Galaxy Note 2, për të konkurruar me iPhone 5 të Apple. Ky prodhim i ri do të vijë me një ekran Unbreakable Plane (UBP), një ndihmës për ekrane të përkulshëm. Samsung ka në plan të nxjerrë në treg Note 2 në të njëjtën kohë kur të dalë edhe iPhone 5.

Samsung kësaj radhe do të përdor një ekran edhe më të madh se ai i Galaxy Note që është 5.3 inç. Do të ketë gjithashtu jetëgjatësi më të madhe të baterisë, cilësi më të mirë ndërtimi dhe një procesor me katër bërthama.

Ekrani UBP do të mundësoj një ekran më të hollë, dhe në këtë mënyrë do të ketë më shumë vend për procesorin. Thuhet që Note 2 rrjedh nga Galaxy S3. Për më tepër Note 2 do të vijë me versionin e ardhshëm të Android 5.0, Jelly Bean.

Më herët qarkulluan disa thashetheme se kompania koreane do të lansonte një pasardhës të Galaxy Note, më herët këtë vit, por data u shty për në tetor dhe ky vendim u morr ditët e fundit, në bazë të planeve të kompanisë për të finalizuar strategjitë se saj për gjysmën e dytë të këtij viti.

SHPËRNDAJE