Samsung sapo ka lansuar Galaxy S3 Olympic Edition. Tifozët e skuadrave olimpike britanike mund ta kenë në dorë smartfonin duke filluar nga 1 gushti.

“Samsung, si partner ndërkombëtar i Lojërave Olimpike, dëshiron që t’i ofrojë të gjithëve mundësinë të mbështesin skuadrat britanike, duke pasur një smartfon të projektuar posaqërisht për këtë eveniment, me ngjyrat e flamurit”, u shpreh zv. presidenti i komunikimit, Simon Stanford.

Smarfoni do të jetë i disponueshëm duke filluar nga 28£ në muaj me kontratë dyvjeçare me Vodafone, Orange, T-Mobile, Talk Mobile dhe Three, të gjitha vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Celulari shoqërohet pa dyshim me mbështjellësin origjinal të flamurit britanik.

Përveç këtij modeli, është hedhur në treg edhe një version tjetër, me mbështjellësin me fushë të bardhë dhe kokën e një luani me ngjyrë të kuqe. (PCWorld Albanian)

SHPËRNDAJE