Sampdoria rikthehet në Serie A

Sampdoria është skuadra e tretë që ngjitet në Serinë A. Ekipi i Iachinit fitoi edhe ndeshjen e dytë playoff të Serisë B ndaj Varesses me rezultatin 1-0 më një gol në minutat e fundit nga Pozzi ndërsa takimin e parë e kishte fituar 3-2.

Kështu pas një viti në purgator “blutë” e Sampdoriar rikthehen në elitën e futbollit italian por festa e skuadrës u prish nga përleshjet e disa tifozëve të skuadrës me ultrasit e Genoas në mesnatë dhe 3 prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni