Drejtori sportiv i Bayern Munich, Matthias Sammer beson se Arjen Robben është më shumë një individualist sesa një lider i i lindur megjithatë mendohet se futbollisti hollandez mund të ketë një rol shumë të rëndësishëm në ecurinë e bayern këtë sezon. Robben së fundmi ka deklaruar se është gati të marrë më shumë përgjegjësi tek Bayern, dhe pavarësisht se për 44 vjecarin Bastian Schweinsteiger, Philipp Lahm dhe Manuel Neuer janë personalitetet e mëdha të Bundesligës ai pranon se ish lojtari i Chelsea mund të luajë edhe më mirë se në të kaluarën.

“Ka tre tipa futbollistësh: liderët, futbollistë për skuadrën dhe individualistët. Nëse e analizon karakterin e Robben shikon se ai anon nga individualistët. Ai është përfundimisht një futbollist që mund të bëj dicka të jashtëzakonshme për skuadrën tonë me fantazinë dhe filozofinë e futbollit që ka. Ai di shumë mirë se si të reagojë në situata të vecanta dhe di gjithashtu se kur është koha për të ecur përpara apo ti flasë mëndjes së tij. Lahm, Neuer dhe Schweinsteiger janë tre liderat e Bayernit. Këta tre lojtarë nuk janë vetëm tre futbollist shumë të rëndësishëm në pozicionet e tyre por janë në gjëndje të përfshijnë edhe lojtarët e tjerë të rëndësishëm në fushën e lojës”.

Robben u bashkua me Bayern Munich nga Reali i madridit në verën e vitit 2009 dhe që atëherë është bërë një lojtar kyc në Allianz Arena.

SHPËRNDAJE