Në seancën e djeshme të Kuvendit Komunal  përveç përplasjes që ka ndodhur në mes Kryetarit të Komunës Shqiprim Arifit dhe Skender Destanit,një përplasje tjetër ka ndodhur edhe ndërmjet Kryetarit të Kuvendit Komunal z.Sami Salihu dhe Ragmi Mustafës.

Ragmi Mustafa ka fyer kryetarin e Kuvendit z.Sami Salihun duke e quajtur “Hajn”. Ndërsa kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu ia ka përplasur në fëtyrë të zezat që ka bërë Ragmi Musatafa gjatë mandatit të tij qeverisës si Kryetar Komune,duke e quajtur z.Ragmiu si një njeri ”Shpifës dhe Tinxar”.

Kyetari i Kuvendit i ka dhënë një mesazh z.Mustafa duke ia përplasur në fëtyrë se edhe po ti shitësh të gjitha  banesat nuk mund ta prishësh koalicionin LRPDSH-APN.

SHPËRNDAJE