“E dashur mami dhe babi Jakob. Këtu është shumë bukur, ushqimi është i mirë dhe po kalojnë shumë mirë. Më ka marrë malli për ju”. Ky është postimi  i njërit prej fëmijëve, që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e së martës në Zvicër, në ditarin on-line që kishin përgatitur për pushimet.

Pak para se të niseshin fëmijët kanë publikuar fotot dhe postimet e fundit, ku lajmëronin prindërit se do të takoheshin mëngjesin e  së mërkurës.

“Mami, babi do të shihemi të mërkurën”, kishte shkruar njëri prej fëmijëve. Më pas, ndodhi tragjedia. Pak pas orës 21:00 të mbrëmjes së të martës, pak pas nisjes autobusi u përplas pas murit të një galerie, në autostradës A9 në Sierre.
14 mars 2012 (gazeta-shqip.com)

SHPËRNDAJE