Me moton “Salla universale, atëherë, tani dhe përgjithmonë” dhe me festë solemne në të cilën do të shfaqen më shumë artistë, sonte në Qendrën për organizimin e manifestimeve “Salla universale” – Shkup do të festojë 45 vjet nga ekzistimi i saj.

http://www.botasot.info/img/salla-univerzale-shkup.jpgNë solemnitet do të prezantohen më shumë ekzekutues dhe grupe, si maestro Boris Trajanov, Igor Xhambazov, familja Tavitian, Esma, kori i fëmijëve të festivalit “Bilbili i artë” do të shfaqet me dy këngë, një në shqip dhe një në maqedonisht, Dragan Mijallkovski, Karolina Goçeva, Kaliopi Bukle, Tereza Kesovia …

Si premierë do të shfaqet edhe film dokumentar, i ndarë në 12 segmente. Filmi është incizuar për nder të jubileut të madh dhe për të është shfrytëzuar arkivi nga TVM.

Në hollin e “Sallës Universale” sonte do të ekspozohen fotografi të vjetra dhe materiale propaganduese nga ngjarjet të cilat janë mbajtur në 45 vitet e kaluara. Do të shfaqen edhe dokumente origjinale nga ndërtimi i sallës, si dhe mirënjohjet të cilat i ka marrë “Salla Universale”.

Vizitorët di të mund ta shohin ekspozitën në 10 e ardhshme. Hyrja në solemnitet dhe ekspozitë është falas.

Qendra për organizimin e manifestimeve “Salla universale” – Shkup është rezultat i humanitetit të më shumë se 20 shteteve, të cilat pas tërmetit katastrofik që në vitin 1963 e goditi Shkupin, e panë nevojën e krijimit të një vendi ku populli i Maqedonisë do ta promovojë kulturën kombëtare dhe artin, por edhe kulturën dhe artin e kombeve të tjera.

Me kapacitet prej 1.568 ulëseve “Salla universale” nga 1 janari i vitit 1966 është vend ku krijohet modernizmi kulturor dhe artistik i Maqedonisë.

SHPËRNDAJE