Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, në takimin sot me Kryeministrin Berisha, vlerësoi arritjet dhe progresin e bërë nga Shqipëria, në këto vitet e fundit, dhe në mënyrë të veçante angazhimin dhe kontributin e kryeministrit Berisha në këtë progres.

Tiarnë, 27 shkurt

Zoti Dedaj u shpreh se tashmë edhe Kosova ecën e sigurt në rrugën drejt zhvillimit, duke patur mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të vendeve mike. “Ne jemi te vetëdijshëm për arritjet e Kosovës, si dhe për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës kryeqendrat, Tirana, Ëashingtoni dhe Brukseli. Ne këtë aspekt e shohim me mjaft optimizëm edhe marrëveshjen e re mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh zoti Dedaj.

Kryeministri Berisha përshëndeti dhe përgëzoi për progresin e dukshëm të arritur nga Kosova, në shumë fusha, duke shprehur mbështetjen e tij dhe të qeverisë shqiptare ndaj këtij progresi. Tashmë, u shpreh kryeministri,  “ne jemi një komb, i cili e ka kaluar mbijetesën dhe ecën i sigurt drejt së ardhmes”.

Gjithashtu, kryeministri shprehu vlerësimin për rolin dhe kontributin e Partisë Liberale të Kosovës për çështjen e Kosovës.

Kryeministri Berisha ritheksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, duke u shprehur se kjo marrëveshje mundëson përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe Europian si shtet dhe vend i pavarur. (lajmeshqip)

SHPËRNDAJE