Sali Berisha në samitin e Brukselit




Tiranë, Bruksele 16 dhjetor (AIK Presheva Jone)

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u nis për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të mbahet sot në Kështjellën Bouchout, në Meise. Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës evropiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompu, i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barosso dhe ai i Parlamentit Evropian dhe Jerzy Buzek.

Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE Wilfried MARTENS, i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha dhe Presidenti i PPE Martens do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Partia Popullore Evropiane aktualisht ka 14 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Evropian.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni