Saleh: “Do ta lë pushtetin në ditët në vijim”

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh sot tha se do të largohet nga zyra e tij. Ai njoftoi për këtë në një deklaratë në televizionin shtetëror.

“Pse po i plaçkitni ndërtesat ushtarake të cilat kanë 2000 armë, kjo është hajni. Pse po i plaçkitni argjendaritë në rrugën Hail. A është ky projekti juaj për të ardhmen e këtij vendi? A është shkatërrimi motoja juaj? Nuk është se unë vdes për pushtet, madje e refuzoj pushtetin dhe do ta lë atë në ditët që po vijnë, por ka njerëz që do ta mbajnë pushtetin, ka njerëz që kanë qenë të sinqertë me Zotin, civilë ose ushtarë, dhe ata do të marrin kontrollin e vendit”, ishin fjalët e presidentit Saleh.

Përgjatë nëntë muajve të kaluar, në Jemen janë zhvilluar shumë protesta kundër udhëheqjes 33 vjeçare të Salehit.

Saleh, ka qenë edhe nën presion ndërkombëtar që ta lërë pushtetin dhe të lejojë zgjedhjet e reja. Ai, së fundi është kthyer nga Arabia Saudite ku ka marrë trajtim mjekësor për plagët e marra gjatë një sulmi me raketë në kompleksin e tij presidencial.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni