SA SHQIPTARË JANË NË TË VËRTETË NË ZVCIËR !?

180  mijë apo 140 mijë…apo 300 mijë…? Sikur të kishin sot gjithe kosovarët në Zvicër pasaporta të shtetit të Kosovës, sigurisht do të munndemi ta dinim pak a shume se sa shqiptarë sot ka në Zvicër, po ja që nuk i kanë as dhjetë për iqnd ?! Dhe tash ne sikur edhe mediat tjera duhet me ja qëllue.. Me ketë rregullim dokumentesh do të ndihmohen jo vetëm autoritet zvicerane por edhe do të dihet e vërteta se sa shqiptarë nga Kosova sot jetojnë dhe punojnë në Zvicër, në fakt për të mbrojtur deklaratat e shpeshta të autoriteteve helvetike se „në Zvicër shqiptarët numerikisht konsiderohen si komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm…“

Nga : Nefail MALIQI

Lidhur me numrin e shqiptarëve në Zvicër gazeta jonë ishte përpjekur të dijë edhe para 3-4 vjetësh. Por, atëherë, para pavarësisë së Kosovës autoritet zvicerane arsyetoheshin në faktin se është vështirë të numërohen qytetarët e Kosovës meqë ata posedojnë ende pasaporta serbe dhe jugosllave.“, arsyetim ky me plotë vend.

Ndërsa, sot pas dy vitesh, kur gjeografia dhe hartat në Ballkanin e pasluftës ndryshuar dukshëm dhe se kur Zvicra ka njohur shtetin e Kosovës dhe pasaportat e saj, duket se për Bernën gjërat janë më të qarta dhe proceduar e numërimit dhe identifikimi të komunitetit shqiptarë nga Kosova në Zvicër është bërë lehtë se sa vite më parë.

Busti i Skenderbeut në Gjenevë i rrethuar nga shqiptarët

Kohëve të fundit në disa gazeta zvicerane na bien në sy shifra të larmishme sa i përket numrit të shqiptarëve në Zvicër. Ndër shifrat më të shpeshta që hasim nëpër këto gazeta është ajo 180 mijë dhe 160 mijë, madje edhe në 140 mijë (?!) por shkojnë deri në 200 mijë. E themi më reale sepse shifra e fundit prej 200 mijë është konfirmuar dhe cituar disa herë edhe nga autoritet e qeverisë zvcierane sa herë që kanë folur për Kosovën dhe shqiptarët,. Tash, shtrohet pyetja kujt vërtetë duhet t’i besohet, mediave apo autoriteteve apo Bernës zyrtare rreth numrit të shqiptarëve në Zvicër ? Por, në bisedë me kompetentët dhe zyrtarët në Zyrën Federale për Statistika (OFS) me seli në Neuchatel si dhe Zyrën Federale për Migracion edhe pas 2 vitesh të njohjes së Kosovës nga Zvicra këto institucione ende nuk janë në gjendje të dalin me një shifër të saktë sa qytetarë të Kosovës sot jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Znj. Corinne Di Loreto përgjegjës në qendrën Informative të Zyrës Federale të Statistikave (OFS) i deklaroi sot për kombëtaren „Bota sot“ duke mos i lënë fajin autoriteteve zvicerane as komunitetit shqiptarë tha se „vërtetë numri i qytetarëve të Kosovës në vendin tonë është shumë delikat. Sipas znj. Di Loretto „numri i qytetarëve nga Kosova dhe i shqiptarëve në përgjithësi do të dihet në vitin 2011, kur edhe do të bëhet regjistrimi i popullsisë, ku nuk do të spekulohet më se në Zvicër paska 200 mijë shqiptarë e herë 180 mijë apo 140 mijë shqiptarë… “
Por numri i saktë i shqiptarëve nuk dihet për shkak se deri para do vitesh një numër i tyre posedonin pasaporta serbe apo jugosllave. Ndërsa së dyti, tash ende kemi telashe kryesisht teknike për shkak se ende të gjithë pjesëtarët nga komuniteti kosovarë në Zvicër nuk kanë bërë rregullimin, ndërrimin e lejeqëndrimeve (A, B, C, N, F..) ku në to shkuan ende „Serbie et Montenegro“ ose disa të tjerë presin që atyre t’i skadojë afati “.

Nga 1.692.568 sa është numri i të huajve në Zvicër, sipas autoriteteve të Bernës komuniteti albanofon është i katërti me radhë në këtë vend. Madje edhe në gazeta zvicerane është shkruar disa herë se gjuha shqipe në Zvicër, është gjuhë e „katërt zyrtare“. Problemet dhe konfuzioni administrative para institucioneve dhe autoriteteve zvicerane rreth identifikimit të numrit të qytetarëve në Zvicër e dëshmojnë dhe këto shifra më të reja (prill 2010) të dala nga zyra federale për Migracion (ODR) ku, ndër tjera shohim se ka të regjistruar 42.535 qytetarë nga Kosova (shifër jo e saktë). Ndërsa për „Serbi e Mali i Zi“ jepen shifra tjetër me 136.249, që në fakt pjesa dërmuese janë shqiptarë të Kosovës por edhe ata nga Presheva, Malit të Zi apo nga Sanxhaku. Në vazhdim jepen po ashtu shifra tjetër se në Zvicër ka 59.898 qytetarë nga Maqedonia. Ndërsa nga Shqipëria në Zvicër kemi sot 1096 qytetarë, shifër kjo e cila dëshmon se kush dhe sa ka qenë i kërcënuar apo diskriminuar në viset e Ballkanit.

Dhe tash secili e din mirëfilli, sikur nga autoritet e Bernës, po ashtu edhe ato të Shkupit dhe Beogradit zyrtar se një numër krejt i vogël sot jetojnë dhe punojnë nga radhët e serbëve dhe sllavomaqedonasve në Zvicërr Prandaj, logjikisht shifra e dëgjuar apo e cituar nga autoritet e qeverisë zvicerane se në Zvicër janë mbi 200 mijë shqiptarë është më e arësyeshme, nëse kemi parasysh statistikat e lartpërmendura të qytetarëve në Zvicër me prejardhje nga Ballkani. Për të dëshmuar këtë shifër sipas znj.Corinne Di Loreto „mbetet të shihet në vitin 2011, kur atëherë edhe do të bëhet regjistrimi i popllsisë në Zvicër. Sepse i fundit është bërë në vitin 1991…“

Por, nuk duhet harruar se për të pasur një shifër të saktë për qytetarët e Kosovës dhe komunitetit shqiptarë në përgjithësi në Zvicër, mërgimtarët tanë në Zvicër kanë për detyrë t’i kryejnë obligim e veta administrative duke përshpejtuar në rregullimin e dokumenteve, ndërrimin e permive nga ato me mbishkrimin „Serbi et Montenegro“ në atë Republika e Kosovës.

SHPËRNDAJE