Fëmijët e moshës dyvjeçarë do të duhej të konsumonin 1.3 litra ujë, deri në moshën pesë vjeçe 1.6 litra, ndërsa adoleshentët dy litra ujë.Gjatë kohës sa fëmijët të lozin ata mund të harrojnë etjen, që sidomos gjatë ditëve të ngrohta të verës mund të jetë e rrezikshme dhe të ndikojë në dehidrim, madje edhe deri tek humbja e vetëdijes.

Nëse prindërit tuaj janë në dilemë se çfarë sasie të ujit apo lëngje vogëlushët duhet të konsumojnë, më së miri do t ishte t’i përcillni këshillat e Institutit Evropian për hidratim sipas të cilëve është optimale për fëmijët që brenda ditës ata të konsumojnë gjashtë deri tetë gota lëngje, përkatësisht një deri në dy litra lëngje.

Ekspertët theksojnë se fëmijët do të duhej që derisa të jenë në shkollë së paku të konsumojnë tri deri katër gota lëngje apo ujë si dhe ta shtojnë sasinë e konsumimit të lëngjeve, derisa merren me aktivitete fizike. Lëngjet janë të shëndetshme t’i konsumoni para, gjatë dhe pas aktiviteteve fizike.

SHPËRNDAJE