Sa shqiptare jane besimtarë myslimanë ?

1.6 miliardë myslimanët e botës kanë të njëjtin mendim sa i takon besimit tek Zoti dhe profeti Muhamed, agjërimit gjatë muajit të Ramazanit dhe ardhjes në ndihmë të njerëzve në nevojë. Por ata kanë pikëpamje të ndryshme në shumë aspekte të tjera, sidomos sa i përket Shqipërisë.

Në një kërkim të Pew Research Center, del se Shqipëria është vend me shumicë popullsie myslimane por shumë pak prej tyre e praktikojnë besimin e tyre ndërsa vetëm 7% e besimtarëve myslimanë të vendit tonë, shkojnë të paktën një herë në javë në xhami.

Vetëm 15% e besimtarëve kanë pranuar se besimi është parësor në jetën e tyre. Shqipëria është vendi me përqindje më të ulët në këtë drejtim sa i takon vendeve të Evropës juglindore. Ndërsa 44% e besimtarëve myslimanë kanë pohuar se nuk kanë qenë kurrë në xhami. 72% e tyre kanë pranuar se besojnë tek një Zot dhe tek profeti Muhamed.

Vetëm 3% lexojnë Kuranin çdo ditë, 42% janë shprehur se lexojnë por jo çdo ditë ndërsa 47% nuk e kanë lexuar kurrë. Kurse 43% pranojnë se kanë dhënë zakat. Ndërsa 44% janë shprehur se agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. 42% thonë se engjëjt ekzistojnë, 53% besojnë se do të shpërblehen në botën e përjetshme, 46% besojnë në ndëshkimin e përjetshëm. Vetëm 23% besojnë në rikthimin e afërt të Jezusit.

Ajo që bie në sy është se 43% e besimtarëve myslimanë kanë pranuar se besojnë tek magjia duke u bërë vendi me përqindjen më të lartë në Evropën juglindore.

47% thonë se mbajnë objekte kundër syrit të djallit dhe 39% mbajnë hajmali. Kurse 38% përdorin ilaçe të besimit ndërsa 49% thonë se nuk kanë dëgjuar kurrë për Sunnitë.

Sondazhi në Shqipëri është mbajtur me 24 tetor deri me 13 nëntor të vitit 2011 dhe janë pyetur 778 persona të moshës mbi 18 vjeç. /shekulli/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni