Rusia, Kina të bashkuar kundër ndërhyrjes në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet për një vizitë tre-ditore në Kinë, e cila pritet të përqëndrohet tek Lindja e Mesme, bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe politikat e tregtisë rajonale.

Zoti Putin, i cili ndodhet për vizitën e tij të parë në Azi që nga fillimi muajin e kaluar të mandatit të tij tretë presidencial, shumë të debatuar, u takua sot me presidentin kinez Hu Gjintao. Ai do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor për sigurinë rajonale që mbahet në Pekin këtë javë.

Kina dhe Rusia nuk janë aleatë tradicionalë. Por lidhjet mes ish-rivalëve të Luftës së Ftohtë janë forcuar në muajt e fundit, ndërsa të dy vendet kanë bashkëpunuar në qëndrimin mospërfillës ndërkombëtar për largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar al-Assad në kushtet e vazhdimit të dhunës në Siri.

Një çështje tjetër e rëndësishme për t’u diskutuar gjatë vizitës së zotit Putin, është bashkëpunimi ekonomik mes të dy vendeve. Zyrtarët shpresojnë të nënshkruajnë marrëveshje, të cilat synojnë shtimin e tregtisë dy-palëshe, që pritet të arrijë në vlerën e 100 miliardë dollarëve deri në vitin 2015.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni