Rusia do të deportojë 100 emigrantë

Autoritetet ruse thonë se janë duke dëbuar rreth 100 emigrantë të paligjshëm të Taxhikistanit.

http://www.botasot.info/img/migrantsrussia.jpgAgjencia e lajmeve, Interfax, citon shërbimin e migrimit të Rusisë të ketë thënë se këta persona do të deportohen “brenda disa ditësh.”

Nga ky shërbim njoftojnë se më shumë se 700,000 njerëz nga Taxhikistani vijnë çdo vit për të punuar në Rusi.

Në mes Taxhikistanit dhe Rusisë nuk nevojiten vizat për të udhëtuar, por personat që kërkojnë punë duhet të marrin një leje pune.

Këtyre personave, që do të deportohen, do t’u ndalohet hyrja në Rusi për pesë vite.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni