Rusi: Nga rrëzimi i aeroplanit në Siberi – 29 të vdekur

Në bordin e avionit ndodheshin gjithsej 43 vetë. Njëmbëdhjetë prej tyre i mbijetuan katastrofës në afërsi të qytetit Tjumen. Kritikët bëjnë përgjegjës për aksidentet avionët e vjetër sovjetikë.

Gjatë rrëzimit të avionit të pasagjerëve në Siberi humbën jetën 32 nga 43 personat që ndodheshin në bord. Njëmbëdhjetë të mbijetuarit u dërguan në spital dhe ndodhen në gjendjen kritike. Shkaqet e rrëzimit janë deri tani të paqarta.

Avioni turboprop me dy motorë i tipit ATR-72 ndodhej në fluturim nga Tjumeni në Siberinë perëndimore në Surgut, qytetin e naftës që ndodhet në verilindje, kur pak pas nisjes u rrëzua në një fushë bore jashtë Tjumenit. Në bord ndodheshin sipas të dhënave të autoriteteve, 39 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Avioni i rrëzuar mbahej në përdorim nga shoqëria ajrore ruse, UTair. Sipas të dhënave nga UTair asnjë nga pasagjerët nuk ishte nga vende të tjera.

Aeroporti i Tjumenit

Vitet e fundit ka patur në Rusi një seri rrëzimesh të rënda avionesh. Disa kritikë bëjnë përgjegjës për numrin e lartë të aksidenteve, përdorimin e avionëve të vjetër nga periudha sovjetike. Ekspertët e industrisë flasin për probleme të tjera sipërshembull mungesën e shkollimit të anëtarëve të ekuipazhit, aeroporteve që ofrojnë shërbime jo të mira mirëmbajtjeje dhe kontrolle jo të rrepta. Prodhuesi ATR i avionëve është pjesë e koncernit evropian Airbur dhe firmës italiane Finmeccanica. (D.W: burimi afp, dapd, dpa, rtr Redaktoi: Aida Cama )

SHPËRNDAJE