Agjencitë ruse të lajmeve, Itar-Tass dhe Interfax, kanë raportuar sot se tri anije ruse janë nisur për në portin Tartus në Siri, ku pritet që të ankorohen brenda disa ditëve.
Duke cituar burime në Shtatmadhorinë e Forcave të Armatosura të Rusisë, agjencitë thonë se anijet do të arrijnë në Tartus në fillim të javës së ardhshme me ushtarët në to.
Burimet kanë thënë se secila anija i ka nga “120 pjesëtarë të marinës”.
Raportohet se këto anije do të qëndrojnë në Tartus deri më 12 gusht.

SHPËRNDAJE