KOMENT REDAKSIONAL – PREVENTIVË

Po vijnë rusët..mu kujtua një titull i një gazete sllovene në kohën kur serbët  e Milloshevicit arritën në  Slloveni dhe provuan ta okuponin Slloveninë..dhe gazetat e atjeshme në faqet e para dolën me tituj  « Po vijnë serbët.. ». Por serbët dështuan në Slloveni, sikur në vitin 1999 në Kosovë, sepse sllovenët ishin afër vetëm dy pëllëmbë  me gjermanët. Kur shef kolonat e kamionëve russ në RTK nuk të ngjanë në një konvoj humanitar, por ne konvoje ushtarake, në konvoje me qëllime jo të pastra…vjen erë lufte…

 

Policia e Kosovës në rastin konkret i ka sigurua të gjitha udhëkryqet përgjatë rrugës kryesore nëpër të cilën janë transportuar ndihmat. Të gjitha veprimet tjera lidhur me këtë aktivitet kanë qenë përgjegjësi e EULEX-it, që i ka ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme, por ne nuk dimë se a janë kontrolluar kamionët se çka kanë brenda apo jo, thonë oficerët e policisë së Kosovës. Dhe gjithsecili do t’i shkonte ndërmend të pyeste pse këto « ndihma konvojesh » ruse nuk u ofruan edhe para vënies së barrikadave kur në « anën tjetër » silleshin ende nodnjë  policë kosovarë apo ata nga Euelxi.. ?! Këto konvoje u futën në Kosovë pasi ajo pjesë veriore e okupuar hë për e nga serbët dhe rusët aktualisht është e blinduar jo për sllavët, por për shqiptarët dhe ndërkmbëtarët dhe atje bën Moska dhe Beogradi cfarë të duan..dhe krejt normale se në kamionët jo vetëm të rusëve, mund të barte kush cfarë të duan pa kontroll pse jo drogë, armatim, kallashnikov…Ose pse nuk po futen këto konvoje Ruse në Gracancë, sepse atje nuk ka barrikad dhe duhet ato konvoje të kontrolloehn disa herë përmes shumë pikave, ndërsa atje fare, apo eventualisht vetëm në një pikë. Më lehtë është t’i  shpëtosh apo të korruptosh një pikë ta zëmë, se sa 5-6 pikave, qendrave kontrolli. Për keto dyshime ne kemi kontaktuar edhe policët e misonit të Eulex-it në Prishtinë, cka sipas tyre gjithcka është nën kontroll. Për këtë « gjithcka është nën kontroll » nuk na precizuan ata se cka është nën kontroll,  situata apo kamionët rusë. Mediat i kane syte kah Vetvendosja, por ndoshta edhe këta kanë ndonjë urdhër që këta kamion t’mos preken ose të praptohen pasi te zbarzet “malli”, rrugës në kthim për në Serbi, via Russia.

 

Ndryshe nga Prishtina, dyshimet nga këto konvoje kanë ndërkombëtarët, sidmos disa organiaza humanitare në Gjenevë. Normalisht për kriza humanitare dhe ndihma emeregjncë janë të gatshme të ofrojnë ndihma PAM, OCHA, CICR, apo UNHCR..por gati gjihtë përfaqeësuesit ekëytre organizave ndërkmbëtare i kanë pohuar dje dhe sot agjencisë informative « Presheva Jonë » se « ne nuk kemi intervenuar në Kosovë për shkak se atje nuk ka ndonjë krizë apo nevojë humanitare… » Madje  sipas raportit të fundit të shefi të KS të  OKB-së serbët e Veriut shfrytëzojnë nga dy rroga, nga ato të qeverisë së Kosovës dhe nga Beogradi..Dhe tash shtrohet pyetja cfarë ndihma u ofron Russia vllezërve të vet sllavë me paga të dyfishta…aq me tepër kur edhe shefi i misionit të EUELEX-it Xavier Bout de Marnhac ka deklaruar dje sikur edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkobëtare humnaitare në Gjenevë se “në Veri të Kosovës nuk ka krizë humanitare..”

 

Një ndërkombëtar, zyrtar i lartë në Gjenevë i cili po qëndron në OKB për negociatat mes Moskës dhe Tiblisi për problemin e Abkhazisë dhe Osetisë, i cili deshi të mbetet anonim, i deklaroi agjencisë sonë  se « serbët për shkak ambicieve për të hyrë në BE nuk guxojnë të veshin apo furnozojnë serbët me rroba ushtarake dhe kallashnikov, por ketë do ta bëjë përmes rusëve. Dhe rusët ketë e bëjnë me giith qejf, një sepse fitojnë para të majme nga lobi serb dhe dy për shkak se me një konlikt të ri në kufime mes Kosovës dhe Serbisë opinoni ndërkombëtar do të c’përcëndrohet nga problemi mes Rusisë dhe Gjeorgjisë..duke kthyer sytë bota kah Serbia, kupto Jarina dhe barrikadat.»  Dhe kjo është krejt afër mendësh të dyshohet sot se në konvojet ruse bartin uniforma ushtarake dhe kallashnikov për serbët e Kosovës për ta okupuar ket pjesë « të djepit të Sebisë » ketë pjesë të « jerusalemit serbë » Si mudn t’i besohet serbëbve apo rusëve, kur këta të fundit gjatë kohës së luftës në Kosovë luftuan në krah të serbëve coftë si mercenarë me pagasë apo vullnetarë (lexo raportin e KS të OKB-së të vitit 2000 ku flet për mercenarët rusë në Kosovë) për të masakruar popullin  e Kosovës…

SHPËRNDAJE