Presidenti i Bajern Munihut, Karl Hajnc Rumenige ka lavdëruar skuadrën e Napolit.

Napoli dhe Bajern, të martën luajtën baras 1:1, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Napoli është kthyer në Ligën e Kampionëve për të qenë klub prestigjioz. Ky klub ka bërë punë të madh. Ata kanë bërë disa blerje të mëdha si Inler e Gokhan. Unë dua të them se edhe pse Lavezi është futbollist i madh, megjithatë mund të them se i gjithë grupi meriton lëvdata të mëdha”, ka thënë Rumenige.

SHPËRNDAJE