(AIK-PreshevaJonë)

Rektori i UP-së z.Rugova i ka deklaruar kagjencisë informative kombëtare se « të gjithë ata studentë të praqitur në Universitetin e Prishtinës, janë pranuar sepse janë studentë shqiptarë nga Kosova Lindore dhe jo pse dikush na paska kërkuar apo rekomanduar nga ndonje parti. Pra ky është një gjest i UP-së dhe jo i liderëve të të Preshevës, siq trumbetojnë ata…”

Rektorati i Universitetit të Prishtinës më 07 gusht 2010 me pëlqim të Ministrisë së Arsimit njohtoi Kryetarin e Komunës së Preshevës se do të pranohen të gjithë studentët që për vitin shkollorë akademik 2010 / 2011 kanë aplikuar në fakultetet e Universitetit të Prishtinës edhe ate në cilëndo qendër studimi pavarësisht rezultatit të provimit kualifikues. Ky veprim sa i zgjuar aq edhe patriotik i Prishtinës zyrtare në favor të studentëve të Luginës bëri një bujë të madhe tek të rinjtë në qytet të cilët janë jashtëzakonisht të lumtur pasi që po plotësohet ëndërra e tyre jetësore.

Por kohëve të fundit, si zakonisht në prag të zgjedhjeve, duket se edhe liderët e Kosovës Lindore bëjnë fushatë për « sukseset » siç thirren ata, për sudentët shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Por zyrtarët e lartë të rektoratit të Universiteti të Prishitnës i kanë deklaruar ndryshe Agjencisë Informative Kombëtare « Presheva Jonë »

Lidhur me këtë në fillim të bisedës z.Mujë Rugova, rektor i UP shprehet për kombëtaren “Bota Sot” tha se « liderët e Preshevës e kanë kryer punën e një argati duke ardhur këtu në rektorat dhe të kërkojnë që të rritet kuata. Siq e dini këtë vitë, jashtë kuotave nga Kosova Lindore gjithësej kemi pranuar 57 studentë dhe kjo them se nuk është sukses e as meritë as e njërit e as e tjetrit lider dhe ata nuk kanë aspak të drjetë të deklarohen se “po mos të isha unë, nuk do të pranoheshin studentët tanë.. ».

Pra, rektori i UP-së z.Rugova i ka deklaruar sot kombëtares “Presheva Jonë” se « të gjithë ata studentë të praqitur në Universitetin e Prishtinës, janë pranuar sepse janë studentë shqiptarë nga kraihina e Preshevës dhe jo pse dikush na paska kërkuar apo rekomanduar nga ndonje parti. Pra ky është një gjest i UP-së dhe jo i liderëve të të Preshevës, siq trumbetojnë ata…”

Sipas rekorit të Univesriteti ttë Prishtinës,”univesristeti ynë nuk veprojmë sipas rekomandimeve apo influencave të partive, për ne të gjithë janë një si Halimi, ashtu edhe ai tjetri Mustafa, Destani, Kamaberi, Jonuzi apo Rexhepi..Për të qenë real, gjatë përpilimit të listave pamë se kjo iniciativë e ndërrmarë nga z.Mustafa nuk ka qenë krejtësishtë pa interesa personale apo partiake dhe duke ditur se kjo mundësi nga UP-ja mund të përdorët si poentë politike e cila mund të shkaktoj polemika të mëdha atje. Unë kam ftuar zyrëtarisht për punë profesinale dhe me korrektësi maksimale të vlerësojnë e të rivlerësojnë ata duke minimizuar mundësit për gabime, që të pranohen ata të cilët e kanë merituar më tepër. ..”

Do përkujtuar, thotë në fund z.Rugova për “Presheva Jonë” se “në këtë drejtim kemi pasur angazhim edhe nga z.Riza Halimi dhe liderë tjerë…Kemi pasur kërkesa të jashtëzakonshme pesëmbëdhjet studentë për mjekësi, trembëdhjet në arkitekturë, këto dy kanë qenë drejtimet ku nuk kemi mundur t’iu gjejmë çare studentëve atje, dhe megjithë atë edhe pas klasifikimit ku i kemi pranuar ata që kanë qenë më të mirë pas atyre që kanë dhënë provimin,ne të tjerëve që kanë mbetur i kemi dhënë mundësin që të rizgjedhin disa fakultete tjera, ku ka më tepër vende të lira. Ka pasur në listën e pranuar nga Presheva, Bujanoci e Medvegja edhe studentë të cilët fare nuk janën futur në provim pranues dhe ndoshta këta kanë qenë fëmijët nga rrethi i ngusht familjar i disa liderëve të juaj atje në Preshevë. Por, ne nuk kemi thyer rregullat, sepse nuk mund të hysh në një Universitet kudo në botë, pra as tek ne, pa u vlerësuar nga profesorët e komisionet tona përkatëse të rektoratit tonë dhe pa pasur nivel nxënësit, qofshin ata edhe bijtë e bijat e këtyre liderëve »

SHPËRNDAJE