RTP e dërgon cështjen e RTK-së në Strasburg

Ish-punëtorët e Radiotelevizionit të Prishtinës e kanë paralajmëruar të enjten Kuvendin  e Kosovës se do ta dërgojnë çështjen e RTK-së në Gjykatën e Strasburgut, nëse deputetët e miratojnë draftligjin i cili parasheh që pronat e RTP-së t’i kalojnë RTK-së.

Në një takim të thirrur nga Bordi ekzekutiv i drejtorëve të RTP-së dhe nga Sindikata e Pavarur e këtij institucioni, drejtori i përgjithshëm i RTP-së, Qazim Oruqi, ka sugjeruar që fillimisht të pritet vendimi nga Gjykata Supreme e Kosovës, e cila, sipas tij, pritet të marrë vendim në favor të ish-punëtorëve të RTP-së.(Koha.net)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni