“Pamundësia e  RTK-së për të ndjekur këtë evenemnt ndërkombëtar të kengës është thjesht ajo se Kosova nuk është anëtare e organizatës sonë. Ketë ju kemi bërë me dije edhe para pak ditësh drejtorit të RTK-së dhe të një delegacionit nga ministria e punëve të jashtme të Kosovës që vizituan tash së fundi selinë tonë të UER në Gjenevë…” i ka deklaruar sot agjencisë informative “Presheva jonë” znj. Michelle Roverelli, përgjegjëse për komunikim në UER/EBU në Gjenevë

 

 

 

Gjenevë, 2 prill

 

Transmetimeve Bashkimi Evropian (EBU/UER) ka njoftuar sot agjencinë infortmative “Presheva Jonë” se Kosova nuk do të mund të ndjek festivalin evropian (Eurvosion -2012) të këngës në Baku të Azerbejxhanit

 

Znj. Michelle Roverelli, përgjegjëse për komunikim në UER ka deklaruar agjencisë sonë se “pamunedisa e  RTK-së për të ndjekur këtë evEnemnt ndërkombëtar të kengës është thjesht ajo se Kosova nuk është anëtare e organizatës sonë. Ketë ju kemi bërë me dije edhe para pak ditësh drejtorit të RTK-së dhe të një delegacionit nga ministria e punëve të jashtme të Kosovës që vizituan tash së fundi selinë tonë të UER në Gjenevë.. Megjithatë, anëtarësimi në EBU është e mundur vetëm atëherë, kur vendet janë anëtare  Unionit  Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, që Kosova ende nuk është ”.

 

 

“Bashkimi Evropian Transmetimeve për ne është thelbësore”, ka pohura në një vizita në zyrta e EBU-s në Gjenevë, zëvendës minsitri i jashtëm kosovare z.Petrit Selimi gajtë një takimi me drejtoreshën e  EBU-s znj.Ingrid  Deltenre.

 

Do thkeuar se EBU ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në formimin e RTK-së në vitin 1999 ku pasojnë një sër kontratash bashkëpunimi mes ketij mediumi publik kosovar dhe EBU-n në Gjenevë.

 

Deltenre Selimi uroi suksese në misionin e tij, por u tha se statusi i rregullave të EBU aktualisht nuk ofrojnë mundësinë që Kosova të jetë një anëtare aktive e Bashkimit dhe kështu të marrin pjesë në Eurovizion.

 

Është interesante se një emdium kosovar edhe pse sivjet nuk mundet të dnjke ketë venemnt të kengës evropiane, mgjtihatë Kosovë është prezent me trup e me zë në baku të Azerbajxhanit ku Rona Nishliu nga Mitorvica do të prezentojë Shqipërinë në “Eurvovison -21012 “

 

 

 

Dy fjalë për Rona Nishliun

 

Rona Nishliu 25-vjeçarja e cila sivjet  përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 57-të të Festivalit Evropian të Këngës (Baku, Azerbajxhan, 22-26 maj) është nga ato këngëtare që ruan një veçanti në performancat e saj kryesisht të muzikës pop. Në dy këngët e saj “Suus” (‘personale’) krijim i kompozitorit të talentuar Florent Boshnjaku dhe “Zonja vdekje” e prezantuar te “Kënga Magjike” në vitin 2009, krijim i Nishliut, kanë tekste që përcjellin mesazhe të forta dhe dalin mbi të zakonshmen. “Suus”, që i dha çmimin e parë në Festivalin e 50-të të Këngës në Radio Televizion dhe çmimin e interpretimit më të mirë, fton të reflektosh me dy vargje “Koha më për ne s’ka kohë/ Të nesërmet nuk sjellin gjë, veç shpresë pa shpresë dhe marrëzi”.  Rona merr pjesë edhe në koncerte bamirësie për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë të Mitrovicës. Është aktiviste në Shoqatën Kombëtare të Autizmit në Kosovës. E pyetur nga media të huaja (ESCDaily.com),  për bashkëpunimin me kompozitorin te “Suus”, Rona këto kohë është shprehur: “Kënga është rezultat i një pune të pastër dhe të bërë me dashuri”.

SHPËRNDAJE