Për shkak të pagave të papaguara sot para Qeverisë kanë protestuar të punësuarit në “Rrugët e Maqedonisë”.

Rrugët e Shkupit janë bllokuar për disa orë duke kërkuar që shteti t’i ndihmojë ndërmarrjes në përballjen me borxhet dhe kthimin e stabilitetit të saj financiar.

Ata protestën e paralajmëruan dy javë më parë, ndërsa e nisën para qeverisë për të vazhduar më tej. Sipas kryetarit të Sindikatës Stojan Popov ka kaluar koha prej një javë që iu dha udhëheqësisë “Rrugët e Maqedonisë” që punëtorëve t’ua paguajë rrogat e mbetura, ndaj edhe kanë ndërmarrë këtë hap.

SHPËRNDAJE