Mbrëmë vonë, pas faljes së namazit, në afërsi të xhamisë së fshatit Lug të Novi Pazarit u sulmua dhe u rrah imami i xhamisë, Nezir Saliovic, i cili ka marr lëndime të rënda, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar mediave nga Sanxhaku

Sipas kirurgut Dr. Kemal Brniqanin, tha se gjendja shëndetësore e të plagosurit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë.

Imam Nezir Salihovic, i cili u rrah të shtunën në Novi Pazar, nuk është kërcënimi për jetën dhe gjendja e tij është e qëndrueshme., kete e konfirmio Suada Skenderi  zeedhensja e Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar. Siç tha ajo, Saliovic ka një gjendje të mirë të përgjithshme, ajo është e qëndrueshme dhe e vetëdijshme.

Sipas informatave jozyrtare, pas faljes së namazit të jacisë Salihovic duke shkuar shtëpi, ai afër xhamisë është pritur nga një grup i njerëzve që e rrahën me grushte, shkopinj dhe shufra metalike.

Policia është duke u përpjekur të identifikojë dhe arrestojë sulmuesit.

SHPËRNDAJE