Arditë BEHLULI

 / Redaktorja e Agjencisë Informative “Presheva Jonë” në mesin e Arbëreshëve të Kalabrisë së Italisë /

   Gjuha e toskëve është sot gjuha zyrtare e Shqipërisë. Fakti që sot shqiptarët i kuptojnë shumë lehtë gjuhët latine si ajo italiane, spanjolle apo portugeze, tregon lidhjet e qarta etnike midis pasardhësve të këtyre kombeve me pasardhësit e shqiptarëve. Rreth 80 nga 100 fëmijë me amësi arbëreshe arrijnë në moshën, Shkollore, pa e ditur fare gjuhën italiane në Kalabri të Italisë..pra ket dukuri merreni si të dunai n.daci sukses , n’daci dobësi..kështu është e vërteta

Kalabria-Albanesi/ Italia 10-15 prill

Një kulturë pa rrënjë nuk mund tu rezistojë tronditjeve të globalizmit. Kultura arbëreshe nuk duhet të konsiderohet si anakronike apo antihistorike, përkundrazi. Ajo është një kulturë që krijon harmoni në mes së tashmes dhe së kaluarës, mes individit dhe shoqërisë ku ai jeton. Toskët e Epirit në antikitet janë quajtur pellazgë, po kështu shpesh janë quajtur edhe etruskët, që tregon se ka lidhje etnike midis toskëve shqiptarë dhe toskëve etrusk. Gjuha e toskëve është sot gjuha zyrtare e Shqipërisë. Fakti që sot shqiptarët i kuptojnë shumë lehtë gjuhët latine si ajo italiane, spanjolle apo portugeze, tregon lidhjet e qarta etnike midis pasardhësve të këtyre kombeve me pasardhësit e shqiptarëve. Problematika që ngrihet në ditët e sotme është nëse arbëreshët duhet të ruajnë të folmen e tyre të vjetër apo një përshtatje me rekomandimin e shqipes së sotme. Edhe pse këto zona gjenden në bashkëjetesën e një vendi që ndodhet brenda komunitetit evropian sikurse është Italia, vazhdojnë të mbeten zonat më të varfra Italisë dhe investimet për mbrojtjen e këtij thesari laografik nga shteti italian janë të pa përfillshme.  

Dy në çdo tre fëmijë me amësi arbëreshe arrijnë në moshën shkollore pa e ditur gjuhën italiane. Të dhëna të ngjashme japin edhe studimet e tjera për të Kalabri e Sicili të cilat na bindin për një mos përputhje të gjuhës së familjes e të mjedisit tradicional arbëresh- vetëm në arbërisht- dhe të shkollës- vetëm italisht. Duke përfaqësuar zërin e kësaj mase potencohet se i vetmi mjet kundër asimilimit dhe zhdukjes në detin e elementit italian është mësimi i gjuhës shqipe që çdo arbëresh të bëhet një dygjuhësh i përsosur.

Në vitin 1975, është krijuar në Universitetin e Kalabrisë një qendër e rëndësishme albanologjike dhe një qendër dokumentacioni shkencorë për komunitetet e shumta arbëreshe të kësaj krahine të Jugut të Italisë që përfaqësojnë pothuajse dy të tretat e popullsisë së minoritete arbëresh që sot jeton në Itali, në tri provinca të Kalabrisë, domethënë në provincat e Kozencës, të Katanxarit, dhe të Kutronit, ka sot 33 nga 50 bashkësitë edhe arbërisht folëse të Italisë. Vetëm në provincën e Kozencës gjendet gjysma e komuniteteve arbëreshe ende të gjalla sot e kësaj dite për nga ana gjuhësore.

Kjo lidhje e ngushtë me trevat arbërisht folëse, që karakterizon historikisht katedrën në Kozenca përfaqëson një ndër tiparet që na shpjegon vetvetiu edhe drejtimet që mori shkenca albanologjike në këto dy qendra studimore dhe kërkimore. Në të vërtetë mund të themi se në kushtet e reja historike kjo katedër vazhdon aktivitetin arsimorë të nisur në shekujt e mëparshëm nga të dy kolegjet fetare dhe qendra të rëndësishme kulturore të përfaqësuara nga Kolegji arbëresh.

Duke u ndalur mbi aktivitetin shkencorë të zhvilluar në këto tridhjetë vjet nga katedra në Kozenca mund të themi se u drejtua kryesisht në këto dy fusha, në fushën letrare në vjeljen e dorëshkrimeve, në analizën dhe në përpunimin e teksteve.

Doktor, Françesko Altimari është titullar i katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kalabrisë në Kozencë. Drejton projektin Opera Omnia për botimin e të gjitha veprave të Jeronim De Radës dhe drejton projekte shkencore.

Jemi të bindur se përmes punës së rëndësishme që është kryer në Itali në gjysmëshekullin e fundit, sidomos nga katedrat albanologjike, janë bërë deri sot hapa të rëndësishëm përpara drejt përgatitjes së një repertori leksikorë më të gjerë dhe më sistematik për sa i përket arbërishtes së Italisë. Doktor Françesko Altimari me kolegët e tij bashkëpunëtorë të Universitetit të Kalabrisë dhe Palermos që e kanë epiqendrën e veprimit në areal
et arbërisht folëse historikisht më aktive prej kohësh kanë objektivin e përbashkët botimin e klasikëve të trashëgimisë letrare arbëreshe. Në intervistën e tij dhënë Radiotelevizionit Presheva doktor Altimari pohon se puna e madhe që është bërë deri sot, në kuadër të Universitetit të Kalabrisë është veprimtaria studimore dhe filologjike me të cilët janë marrë sistematikisht në lidhje me autorët rilindës dhe bashkëkohës të letërsisë arbëreshe. Ekspertët e gjuhës shqipe që jetojnë e punojnë në viset e Kalabrisë me tërë potencialin e tyre përkushtohen në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës arbëreshe. Albanologët që veprojnë në Itali prioritet në sferën linguiale e shohin si parakusht të domosdoshëm konkretizimin e projektit modularë të një Fjalori të Madh të Arbërishtes. Kjo do të jetë si përparësi shkencore në vitet e ardhshme, edhe për të përballuar sfidën e madhe që del pas miratimit të ligjeve në favor të minoritetit arbëresh. Vetëm në këtë mënyrë vë në dispozicion komunitetit arbëresh pasurinë e madhe gjuhësore që kanë trashëguar dhe që presin të njihet dhe të vlerësohet, edhe nga ana didaktike, dhe të vihet në shërbim të njerëzve të shkencës.  

SHPËRNDAJE