Rrespekt për Ridvan Qazimin dhe luftëtarët e UCPMB-së u tha në fund të manifestimit tradicional, dedikuar Komandant Lleshit

Kryetari i komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, duke folur për heroin kombëtar të Luginës dhe për ish-kryenegociatorin e ekipit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Komandant Lleshin, theksoi se „si në asnjë rast tjetër ndjej respekt e krenari se sa kur më duhet të flas për të madhin Ridvan Qazimin. Duket se flet mjaft fakti, theksoi Kamberi, se dhjetë vjet më pas i kemi ende të freskëta kujtimet për njeriun që i dhuroi vendit të tij, diçka të pakrahasueshme dhe të papërsëritshme. 

Tërrnoc, 25 maj/ AIK-Presheva Jonë

Me një aktivitetet të dednur dhe të larmishëm kulturor  ndjkeur me manifestime të ndryshme, u shënua Manifestimit tradicional – Ditët e komandant Lleshit, që përfundoi të mërkurën, me mbajtjen e manifestimit qendror në 10-vjetorin e rënies së Ridvan Qazimit, alias komandant Lleshit.

Në këtë tubim të organizuar nga bashkësia lokale e fshatit Tërrnoc, fillimisht foli, bashkëluftëtari dhe bashkëveprimtari i Komandant Lleshit, Nagip Aliu, njëherësh dhe kryetar i shoqatës së luftës. Ai ka  elaboruar gjerësisht kontributin e tij  dhënë gjatë luftës dhe gjithashtu gjatë bisedimeve që janë mbajtur gjatë luftës, për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Aliu ka evokuar çastet kur Komandant Lleshi, me shokë i është përveshur aktiviteteve ushtarake në mbrojtje të popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës.

Shefi Politik i ish-UÇPMB-së, Jonuz Musliu, njëherësh dhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanocit, theksoi: „Sot, kur proceset politike po zvarriten, për të mos thënë kanë ngecur fare, kur çështja e zgjidhjes së problemeve të hapura në Luginën e Preshevës prolongohet, sot kur kërkesat tona legjitime po anashkalohen, me dhembje të thellë shpirtërore po kujtojmë e rikujtojmë dëshmorët e kombit, biografia e të cilëve  ka zënë vend të rëndësishëm në historinë kombëtare“.

Ndërsa, kryetari i komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, duke folur për heroin kombëtar të Luginës dhe për ish-kryenegociatorin e ekipit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Komandant Lleshin, theksoi se „si në asnjë rast tjetër ndjej respekt e krenari se sa kur më duhet të flas për të madhin Ridvan Qazimin. Duket se flet mjaft fakti, theksoi Kamberi, se dhjetë vjet më pas i kemi ende të freskëta kujtimet për njeriun që i dhuroi vendit të tij, diçka të pakrahasueshme dhe të papërsëritshme. ‘Dinjiteti kombëtar janë vlera për të cilat dhe vet komandant Lleshi u flijua”, theksoi Kamberi, duke shtuar: “U flijua për të rënë, por për të`u bërë i pavdekshëm në historinë e re të popullit shqiptar”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni