Të qenit një prind i vetëm në rritjen e fëmijës sigurisht është një rrugëtim i vështirë. Duhet dije, mirëqenie ekonomike, forcë karakteri dhe shumë kohë e vullnet për t’ju përkushtuar fëmijës e për ta përgatitur atë për jetën.

Dy vjet e gjysmë pas lindjes së djalit dhe pak ditë më vonë, humbjes së bashkëshortes, Alban Hoxha rrëfen jetën prej babai të vetëm. Megjithatë, ai pohon se pavarësisht se mund të ketë njohur “njerëz të caktuar”, është ende herët për të folur për një partnere që ta njohë me të birin si gruan e tij.

“Është herët për ta menduar. Nuk është se më pengon të dal dhe të njoh njerëz, por mendoj se është herët. Fillimin e javës e kam pak më të ngarkuar, ndërkohë që në fundjavë kam më shumë hapësirë. 6 orë në ditë mi merr djali i vogël. Do t’i kaloj të gjithë vështirësitë, dhe më vonë do ta kem djalin si një shok. Kam kaluar një problem shumë të madh në jetë, por të merr rutina e jetë”, u shpreh ai për “Jo vetëm modë”.

SHPËRNDAJE