Diana Kastrati kishte 10 vite që ishte martuar me Adnan Jashari, por jeta e tyre bashkëshortore jo gjithmonë shkonte mirë. Këtë e argumenton edhe i ati i Dianës, Gëzim Kastrati, duke shprehur dhimbjen që ka për të bijën e tij. Ai rrëfen edhe për mosmarrëveshjet që shpesh herë kishin pasur Adnani dhe Diana, por që në fillim të martesës ishin tejkaluar.

“Ai nuk ka pasur asnjë lloj dokumenti, vetëm një dokument të cilin e ka të Serbisë, sepse vetëm atje e ka gjetur mbështetjen. Herën e fundit kur e kam parë një certifikatë të tij ka qenë me një emër serb të nënës së tij dhe e kam pyetur çfarë është kjo, më tha: “Veç e kena shkru ashtu për me marr ma lehtë pasaportën”.

Në kohën kur pritej se lidhja e tyre martesoret do të përmirësohej, me gjithë kërkesën e familjes së Adnanit që të mos kurorëzohej me Dianën, kjo edhe ndodhi. “Adnani kishte filluar të zhytet dhe ta humbasë efikasitetin si burrë shtëpie”, kështu thotë babai i Dianës së vrarë, derisa nuk mohon kërcënimet që dhëndri i kishte bërë të bijës së tij. “Adnani shpesh i ka thënë Dianës t’i marr rrobat dhe të shkojë në shtëpi, por kërcënime serioze nuk ka pasur në deri në momentin e fundit”, u shpreh ai. Për shkak të presonit dhe kërcënimeve Diana ishte detyruar që pas 10 vjet martese, të marrë vajzën dhe të kthehet në familjen e saj. “Para 6 muajve është kthyer në shtëpi bashkë me vajzën 8-vjeçare Anaida. Diana kishte 10 vjet martesë, por nuk ishte kurorëzuar meqë këtë nuk donte Adnani.

Ne gjithmonë kemi dashur që ata të kenë kurorë dhe të bëjnë një dasëm, por asnjë herë Adnani nuk i bëri këto gjera”, thotë Gëzimi. Ai fajëson edhe familjen e Adnanit, për të cilën thotë se asnjëherë nuk e kanë këshilluar birin e tyre dhe për të gjitha këto e fajëson pikërisht të atin e Adnanit. Vrasja e Dianës ndodhi në momentin kur ajo po shkonte në fakultet.

 

********

Dje në Prishtinë është vrarë Diana Kastrati, 27 vjeç, nënë e një fëmije. Dyshohet se Diana është vrarë nga ish bashkëshorti i saj A. Jashari, 29 vjeç, shtetas kosovar, por ekziston dyshimi i bazar se i njejti posedon edhe shtetësinë e dytë, i cili tani për tani gjendet në arrati.

Në ndërkohë që policia ka identifikuar të dyshuarin, ka kryer edhe një operacion bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit por i njejti nuk është gjetur aty. Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit rajonal kanë ngritur verzionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga disa mosmarrëveshje në vazhdimësi në mes të të dyshuarit dhe viktimës dhe përundimisht rezultuar me vrasjen.

Përderisa policia po vazhdon kërkimin e të dyshuarit në të njejtën kohë është duke punuar edhe për sqarimin e relacionit raporteve në mes të viktimës dhe të dyshuarit./bs

SHPËRNDAJE